TE DHENAT E KOORDINATORIT PER TE DREJTEN E INFORMIMIT

Koordinator per te drejten e informimit: Ismail Buçpapaj

Adresa postare: Sheshi “Azem Hajdari”, Bajram Curri , 8701

Adresa elektronike: [email protected]

Orari i punes: E Hënë – E Premte / 08:00 – 16:00

 

Detyrat dhe kompetencat e Koordinatorit për të drejtën e informimit
  1.  I mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij.
  2. Krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji.
  3. Bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj.
  4. Regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre.
  5. Dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar.
  6. Verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të këtij ligji.
  7. Kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.
Proçedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informacion

 

Kërkesa për informim 

Kërkesa për informim bëhet  me postë ne adresen :

Adresa postare: Bashkia Tropoje, Sheshi “Azem Hajdari”, Bajram Curri , 8701

ose me postë elektronike;

Adresa elektronike: [email protected]

duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.

Model Kërkese

Model Ankese

Kërkesa për informim duhet të përmbajë:

a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;

b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;

c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;

ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;

d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.

e) Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.

Afati për marrjen e informacionit:

1. Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.

2. Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.

3. Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:

a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;

b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;

c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës. Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.

Procedura e rregjistrimit te kerkesave

Kërkesa për informim regjistrohet  Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve dhe për  caktohet
një numër rendor.
Kërkesat për informim trajtohen pa dallime mes tyre.
 qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin   cilin kërkohet informacioni, ai
jepet  mënyrën   efektshme dhe me koston   ulët për autoritetin publik.
Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, jo  vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit
 saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
 rastet kur autoriteti publik,  cilit i drejtohet kërkesa për informim, është i paqartë  lidhje
me përmbajtjen dhe natyrën e kërkesës, ai kontakton menjëherë, por gjithnjë jo  vonë se 48
orë nga data e paraqitjes  kërkesës, me kërkuesin për  bërë sqarimet e nevojshme.
 qoftë se pas shqyrtimit  kërkesës autoriteti publik konstaton se nuk e zotëron informacionin
e kërkuar, ai, jo  vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit  kërkesës, ia dërgon atë
autoritetit kompetent, duke e vënë  dijeni edhe kërkuesin.
 gjitha kërkesat për informacion trajtohen, si rregull, nëpërmjet konsultimit pa pagesë 
informacionit  mjediset e autoritetit publik, nëpërmjet portalit unik qeveritar ealbania.al apo,
kur është rasti, nëpërmjet faqes zyrtare  autoritetit publik  internet.
Kërkesat,  lidhen me dokumente  shkruara, trajtohen duke vënë  dispozicion  kërkuesit:
a) një kopje  plotë,  format  njëjtë me atë  përdorur nga autoriteti publik, përveç rasteve 
veçanta;
b) një kopje  plotë  informacionit nëpërmjet postës elektronike, kur informacioni gjendet 
një formë  tillë ose mund  konvertohet.
Lidhur me kërkesat  lidhen me forma  tjera, informacioni jepet  mënyrën   efektshme
dhe me koston   ulët për autoritetin publik.
 çdo rast, vendimi i refuzimit për formën e kërkuar jepet me shkrim dhe i arsyetuar.

Afatet e marrjes se pergjigjes

Afati për marrjen e informacionit, është jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të
kërkesës. Kur kërkesa për informacion, i dërgohet një autoriteti tjetër publik, afati për marrjen e
përgjigjes është jo më vonës se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
Afati mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme: a) nevoja
për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze; b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet
në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit; c) nevoja për t’u
konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të
kërkesës. Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.

Kufizimet

1. E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe
nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm:
a. të drejtën për një jetë private;
b. sekretin tregtar;
c. të drejtën e autorit;
d. patentat.
2. E drejta e informimit kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse
dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëm:
a) sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e
klasifikuar;
b) parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale;
c) mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor;
ç) mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoriteteve publike;
d) formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit;
dh) barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor;
e) këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e
politikave publike;
ë) mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndërko-mbëtare ose ndërqeveritare.

3. E drejta e informimit kufizohet, nëse është e domosdoshme, proporcionale dhe në qoftë se
përhapja e informacionit do të shkelte sekretin profesional të garantuar nga ligji.

4. E drejta e informimit kufizohet edhe kur, pavarësisht nga ndihma e dhënë nga autoriteti
publik, kërkesa mbetet e paqartë dhe bëhet i pamundur identifikimi i informacionit të kërkuar.

Shërbimet administrative që ofrohen nga Bashkia Tropoje, janë pa pagesë.

 

Përjashtim bëjnë rastet kur me ligj apo me VKB, është përcaktuar tarifë për një shërbim të caktuar.

Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike i jepet çdo qytetari, gjithashtu pa pagesë.

Informacione dhe dokumenta që kërkohen më shpesh

Informacione për rruget,shkollat,projektet,taksat.