Njoftime te fundit

Moti

Revista Promovuese e Bashkise Tropoje

Aplikime & Informacione

Rrethi i Tropojës është një nga 36 rrethet administrative të Republikës së Shqipërisë. Ky rreth bën pjesë në Qarkun e Kukësit dhe shtrihet në verilindje të Shqipërisë, konkretisht në Rajonin Verioro – Verilindor.

Tropoja ndodhet në verilindje të Shqipërisë dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në jug me Rrethin e Hasit, në perëndim me Qarkun e Shkodrës (me rrethet Shkodër dhe Pukë) dhe në lindje me Republikën e Kosovës. Gjatësia e vijës kufitare me Kosovën është 81 km, ndërsa me Malin e Zi rezulton 31 km. Rrethi i Tropojës ka një sipërfaqe prej 1043 km2, ndërsa sipërfaqja e qytetit të Bajram Currit rezulton 160 ha. Distanca më e afërt e Bashkisë Bajram Curri me komunat përreth është: 3 km me komunat Margegaj dhe Bujan, ndërsa distanca më e largët konsiston në 30 km, përkatësisht me komunat Lekbibaj dhe Bytyç. Tropoja ndodhet 260 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë dhe 120 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.