Bëhu pjesë e zgjidhjes dhe përmireso cilësine e jetës në lagjen dhe komunitetin tënd!
“Përmirëso Qytetin” ju jep mundësi të gjithë qytetarëve të Bashkisë Tropojë të dërgojne ankesat e tyre, lidhur me problematikat që ndikojnë në cilësine e jetës së tyre.
Këto ankesa merren në shqyrtim dhe u vihet afati i zgidhjes nga paneli i administrimit të faqes në Bashkinë Tropojë.
Cdo qytetar mund të shikojë në faqe, fazën në të cilën ndodhet kjo ankesë.
Zgjidhja e problemit gjithashtu do të publikohet në faqe i shoqëruar me imazh dhe gjithashtu do dërgohet me email qytetarit që ka dërguar ankesën.

Kliko në linkun me poshtë:

http://qyteti.permiresoqytetin.al/index1.php

Zgjidh qytetin tënd, në rastin konkret Tropojë.

Kliko:  Dërgo ankesën tënde!

Plotëso fushat e mëposhtme:

1. Zgjidh kategorinë të cilës i përket problematika
2. Përshkruaj sa më qarte problemin
3. Përcakto në harte vendodhjen e problematikës
4. Plotëso të dhënat personale

Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat kliko:
Dërgo ankesën tënde!

Ankesat tuaja do të merren të gjitha në shqyrtim nga stafi përgjegjës i Bashkisë Tropojë.
Shpresojmë në bashkpunimin tuaj për të përmirësuar cilesinë e jetës në qytetin tonë!