1. Rregjistrimi ligjor i biznesit tuaj pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (Q.K.R )
Për të plotësuar hapin e pare, Ju duhet të paraqiteni dhe të aplikoni për rregjistrim biznesi pranë Q.K.R Kukes e cila ndodhet tek Qendra e Sherbimeve per Publikun duke u paraqitur me dokumentin e identifikimit.
2. Rregjistrimi fiskal i biznesit në Drejtorinë e të Ardhurave pranë Bashkisë Tropoje. Pas rregjistrimit të biznesit tuaj në (Q.K.R) ju duhet te paraqiteni pranë Drejtorisë së të Ardhurave me qëllim rregjistrimin për efekte fiskale me dokumentacionin e mëposhtëm:
- Një kopje të numrit të identifikimit të subjektit ( Nuis ) lëshuar nga Q.K.R
- Një kopje të ekstraktit të marrë nga Q.K.R
- Një kopje të kartës së identitetit
- Dokumentat e pronësisë : Fotokopje e kontratës së qerasë së mjedisit nese jeni qeramarrës, bashkëngjitur planimetria e objektit dhe m² të saj
- Fotokopje e dokumentit të pronësisë në se jeni pronar i objektit së bashku me planimetrinë përkatëse.
- Në rastin e Shoqerive Tregtare të ashtuquajtura Biznes i madh
- Akti i themelimit të Shoqerisë
- Statuti i Shoqërisë