Aktiviteti “Peer to Peer” me të rinjtë e Bashkisë Tropojë

Bashkia Tropojë dhe shoqata “Udhëtim i Lirë- Liberi do viaggiare” zhvilluan së bashku në Tropojë në datat 13-15 prill 2023, aktivitetin e radhës “Peer to Peer”, […]

Trajnim 3-ditor me përfaqësues të KVR të Bashkisë Tropojë

Në kuadër të projektit ” Active Tropoja Youths for our Municipality “, ku shoqata Udhetimi i Lire-Liberi di Viaggiare është partnere e këtij projekti në bashkëpunim […]

Active Tropoja Youths for our Municipality

Me të rinjtë e Bashkisë Tropojë, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë z.Rexhë Byberi, z. Elton Stafa drejtor i projektit #BEpërBashkitë zhvilluam takimin e parë zyrtar […]

 
 
“Kamp Veror” me të rinjtë e Bashkisë Tropojë në kuadër të projektit ATY4M
 
Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” dhe Bashkia Tropojë zhvilluan së bashku në Tropojë, aktivitetin e Kampit Veror 5-ditor, kushtuar të rinjve përfaqësues të Këshillit Rinor Vendor Tropojë, në kuadër të projektit “Active Tropoja Youths for our Municipality” mbështetur nga projekti #BEpërBashkitë i financuar nga Bashkimi Europian.

Gjatë këtyre ditëve, të rinjtë zhvilluan trajnime me tematika të ndryshme lidhur me funksionimin e rolit të tyre si anëtarë të KVR.

Në vijim të tematikës së vitit 2023 si Viti i Aftësive, të rinjve iu mundësua vënia në praktikë e aftësive të gjithësecilit.

Gjatë eksperiencës së këtij kampi, të rinjtë e Tropojës patën mundësinë të shkëmbenin eksperiencat e tyre me të rinjtë nga KVR-të e Kavajës dhe Durrësit.

 

“Dita e Rinisë” në kuadër të projektit ATY4M

Në ditën Ndërkombëtare të Rinisë, 12 Gusht 2023 dhe në kuadër të projektit “Active Tropoja Youths for our Municipality”, të rinjtë aktiv të Tropojës ndërmorën një nismë, duke shënjuar shtegun e liqenit të Xhemes në luginën e Valbonës.

Ky shteg është një pikë turistike për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj, të cilët nëpërmjet shenjave sinjalistike do të mund të jetë më e lehtë rruga drejt këtij lumi mbresëlënës.

Ky aktivitet, u bë i mundur nga Shoqata “Udhëtim i Lirë- Liberi di viaggiare” në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, i financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet projektit EU4Municipalities dhe që zbatohet nga NALAS.

Gjithmonë do të jemi mbështetje dhe zë i fuqishëm për zhvillimin e potencialeve dhe vlerave rinore.