Ndihma Ekonomike

Kush perfiton nga ndihma ekonomike

  1. Familjet në nevojë.
  2. Jetimët, të cilët nuk janë në institucione.
  3. Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë.
  4. Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesit shoqëror, deri në çastin e punësimit të tyre.
  5. Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, përfitojnë sipas përcaktimeve të nenit 23, pika 3, të këtij ligji.”.

Përfituesit e shërbimeve shoqërore janë fëmijët, të rinjtë deri në moshën 25 vjeç, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, gratë, vajzat në nevojë, si dhe të gjithë ata që janë në rrezik të bëjnë pjesë në grupet në nevojë.

Neni 7

Përfitues të pagesës për aftësinë e kufizuar janë:

  1. 2.  Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha.
  2. Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.
  3. Personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas Statusit të Invalidit të Punës.

Neni 8

Personat përfitues që përcaktohen në pikat 1, 2, 3 të nenit 7 të këtij ligji, të cilët me vendim të komisioneve mjekësore të posaçme  përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë edhe  një kujdestar me pagesë.

Neni 9

Nga ky ligj nuk përfitojnë:

  1. Shtetasit shqiptarë që banojnë jashtë vendit si emigrantë, me përjashtim të personave dhe të familjeve të tyre të caktuar me punë pranë përfaqësive tona diplomatike dhe organizmave  ndërkombëtarë.
  2. Azilkërkuesit, të cilët nuk kanë marrë statusin e azilit.
  3. Shtetasit shqiptarë, shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe e luftërave.
  4. Personat që, me vendim të formës së prerë të gjykatës, vuajnë dënimin me heqje lirie.

 

  1. Personat që trajtohen në institucionet e përkujdesjes rezidenciale publike, të financuara nga fondet e Buxhetit të Shtetit, për masën e ndihmës ekonomike apo pagesën për aftësinë e kufizuar.”.

KRITERET E PËRFITIMIT DHE PROCEDURA E DHËNIES SË NDIHMËS EKONOMIKE DHE TË OFRIMIT TË SHËRBIMEVE SHOQËRORE

Neni 19

Ndihma ekonomike, që përfitojnë familjet në nevojë, është e plotë ose e pjesshme.

  1. Ndihmë ekonomike të plotë përfitojnë familjet ose individët, që nuk kanë të ardhura nga:
  2. a) veprimtaria ekonomike;
  3. b) programet e ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore ose ndonjë sistem tjetër i mbrojtjes shoqërore;
  4. c) kapitali;

ç) pjesëtarët e familjes që janë në emigracion.

  1. Ndihma ekonomike është e pjesshme kur familja pretenduese ka të ardhura të pamjaftueshme nga:
  2. a) toka;
  3. b) bagëtia, shpendët, bletët, vreshtaria e kopshtaria;
  4. c) pensionet dhe të ardhura të tjera.

 

  1. Vlerësimi në koeficient i të ardhurave të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 2 të këtij neni, për efekt të llogaritjes së ndihmës ekonomike të plotë ose të pjesshme, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
  2. Përjashtohen nga llogaritja e të ardhurave, sipas pikës 3 të këtij neni, familjet në nevojë

kur:

  1. a) nuk kanë kryefamiljarë, për arsye të vdekjes së të dy prindërve, të cilët kanë pasur fëmijët në ngarkim;
  2. b) njëri prej prindërve është duke vuajtur dënimin me burgim, për vepra penale, me vendim gjykate të formës së prerë, ndërkohë që prindi tjetër nuk jeton, të cilët kanë pasur fëmijët në ngarkim;
  3. c) njërit prind i është hequr e drejta prindërore me vendim gjykate, ndërkohë që prindi tjetër nuk jeton, në gjendjen familjare të të cilit ka fëmijë;

ç) kanë si kryefamiljar një person me aftësi të kufizuara, fizike e mendore, i verbër,

paraplegjik/tetraplegjik ose invalid pune, dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij janë fëmijë ose persona mbi moshë pune, të cilët nuk përfitojnë pension;

  1. d) kanë si kryefamiljar nënën, ndërkohë që prindi tjetër nuk jeton, si dhe kur anëtarët e

familjes së tij janë fëmijë ose persona mbi moshë pune, të cilët nuk përfitojnë pension;

  1. dh) kanë si kryefamiljar një pjesëtar të familjes që është mbi moshë pune dhe, kur anëtarët e familjes së tij janë fëmijë dhe persona mbi moshë pune, pavarësisht nga të ardhurat, nga pensioni apo toka;
  2. e) janë familje të mbyllura në shtëpi, si pasojë e gjakmarrjes;

ë) janë familje që i përkasin minoritetit rom;

  1. f) janë familje nën nivelin e varfërisë, sipas listës së përcaktuar në aktet nënligjore

përkatëse.

 

  1. Këshilli i Ministrave, kur e sheh të nevojshme, parashikon edhe raste të tjera të

përjashtimit nga llogaritja e të ardhurave, përveç atyre të parashikuara në pikën 4 të këtij neni.”.