Njoftime te fundit
Njoftim
Njoftim mbi kriteret dhe dokumentacionin që nevojiten për tu trajtuar me bursë.Njoftim per degjese publike
Ju ftojme te merrni pjese me date 18 Shtator 2025 ne oren 12:00 ne Njesine Administrative Lekbibaj ne konsultimin publik te Projekt Vendimit “Permiratimin e Projekt […]Njoftim
Mbyllja e aplikimeve për pozicionin: Administrator i Njësisë Administrative!Ju njoftojmë se është përmbyllur procesi i pranimit të aplikimeve për pozicionin Administrator i Njësisë Administrative, hapur me […]
Aplikime & Informacione



Rrethi i Tropojës është një nga 36 rrethet administrative të Republikës së Shqipërisë. Ky rreth bën pjesë në Qarkun e Kukësit dhe shtrihet në verilindje të Shqipërisë, konkretisht në Rajonin Verioro – Verilindor.
Tropoja ndodhet në verilindje të Shqipërisë dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në jug me Rrethin e Hasit, në perëndim me Qarkun e Shkodrës (me rrethet Shkodër dhe Pukë) dhe në lindje me Republikën e Kosovës. Gjatësia e vijës kufitare me Kosovën është 81 km, ndërsa me Malin e Zi rezulton 31 km. Rrethi i Tropojës ka një sipërfaqe prej 1043 km2, ndërsa sipërfaqja e qytetit të Bajram Currit rezulton 160 ha. Distanca më e afërt e Bashkisë Bajram Curri me komunat përreth është: 3 km me komunat Margegaj dhe Bujan, ndërsa distanca më e largët konsiston në 30 km, përkatësisht me komunat Lekbibaj dhe Bytyç. Tropoja ndodhet 260 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë dhe 120 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.













