Programi suedez “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” me date 28.06.2018 mbajti një takim të frytshëm në Bashkinë Tropojë. Ky Program përfshin rritjen e bashkëpunimit dhe partneritetit në nivel vendor për sa i përket çështjes së sigurisë dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale.
Për këtë arsye në këtë takim është ngritur Këshilli Vendor për Sigurinë Publike, si një forum i përberë nga të gjithë aktorët vendorë, institucionet publike, OJF-të, grupet vendore të interesit dhe qytetarët, i krijuar për të diskutuar për sigurinë publike në vend si dhe për të rritur bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet aktorëve dhe partnerëve të ndryshëm vendor për të zgjidhur çështjet e sigurisë vendore.
Rregollore e Keshillit Vendor te Sigurise Publike