Kopeshti nr.2 ndodhet ne qytetin Bajram Curri, Lagje “Dardania”.Ky objekti eshte me 2 kate dhe ka 4 grupe me femijet. Ai eshte i ndertuar dhe i vene ne shfrytezim ne vitet ’85 dhe per shkak te amortizimit nder vite si dhe mungeses se investimeve per rikonstruksionin e tij godina eshte ne gjendje te mjerueshme. Kjo eshte me e dukshme ne sistemin hidrosanitar te ketij objekti. Muret po demtohen nga lageshtira e madhe, wc jane pothuajse te shkaterruara, soletat po demtohen cdo dite duke rrezikuar dhe shembjen e ketij objekti. Kjo gjendje fizike e objektit ndikon ne shendetin e femijeve dhe te personelit.
Projekti konsiston ne permiresimin e kushteve per femijet qe frekuentojne kete kopesht, nepermjet rikonstruksionit total te nyjeve sanitarete dhe sistemimit te oborrit.
Kopeshti nr.2 ne pronesi te tij ka nje hapesire (oborr) te konsiderueshme e cila me pak investime mund te shfrytezohet me se miri per argetimin dhe zhvillimin e procesit mesimor te femijeve. Kesaj do ti sherbeje sistemimi, gjelberimi, vendosja e stolave dhe e nje kendi lojrash.
Objektivat e Projektit jane te pemiresoje kushtet e përgjithshme te kopshtit duke bere nderhyrejet me nevoje emergjente.Te rrise standartin e kopeshtit duke plotesuar kushtet minimale qe kerkon mirerritja e femijeve, duke krijuar kushte te mira higjenosanitare per femijet dhe bere rikonstruksion total te tualeteve te cilat jane plotesisht jashte standarteve, nderhyrje te cilat do te pemiresojne jetesen e femijeve dhe lehtesoje punen e stafit. Te krijoje kushte sipas standardeve duke bere sistemimin e oborrit te kopeshtit.
Numri i perfituesve direkt te ketij projekti 350, terthorazi, rreth 5000. Direkt perfitojne femijet qe frekuentojne kete kopesht, prinderit e tyre dhe personeli i ketij kopshti, ndersa terthorazi, perfitojne nje pjese e madhe e banoreve e qytetit Bajram Curri dhe fshatrave perreth.
Bashkia Tropoje ka mbajtur disa konsultime me grupet kryesore te interesit, prinder, femije dhe stafin e kopeshtit. Pjesmarrja ne keto konsultime ishte e madhe dhe per shkak te rendeise qe ka ky projekt per prinderit te cilet kerkojne, qe femijet si gjeja me shtrenjte e tyre te jene te sigurte dhe tu plotesohen kushtet minimale. Pas konsultimit me keto grupe, bazuar kryesisht ne kerkesat e prinderve, ne vendosem prioritet per nderhyrjet qe duhen bere menjehere.
Aktivitet kryesore te ketij projekti: Prishja e sovatimeve, heqja e paisjeve hidrosanitare te vjetra( wc,lavamane, tubacionet e ujesjellesit, tubacionet e kanalizimeve, shtresat e ndryshme etj). Ndertimi i rrjeteve te reja te ujesjellesit dhe kanalizimeve, vendosja e paisjeve te reja hidrosanitare, hidroizolimi i dyshemese, sovatimet e reja, veshja e mureve me pllakave majolike.
Ndersa per sistemimin e ambenteve te jashtme do te behen keto aktivitete: Germimi dhe sheshimi i territorit, ndertimi i mureve mbajtese,shkallareve, bordurave, shtrimi i sheshit ku do vendosen lojra te ndryshme. Mbjellja e pemeve dhe barit, vendosja e stolave, shtrimi i rrugicave. Me zbatimin e ketij projekti zgjidhen keto probleme duke permiresuar kushtet dhe kjo ndikon edhe ne cilesine e sherbimit ndaj femijeve dhe procesin e edukimit dhe formimit baze te tyre. Llojet e aktiviteteve të propozuara specifikohen me poshte:
Punime prishje 5(pese) dite ,ndertimi i rrjetit te ri per nyjet sanitare 15 (pesembedhjete) dite, nivelimi i dyshemeve te tualeteve, hidroizolimi, punime shtresa e pllakave 5(pese) dite, suvatim dhe veshje pllakash 5(pese) dite, vendoje e paisjeve hidrosanitare 2(dy) dite, suvatimi i jashtem dhe lyeraja e objektit 13(trembedhjete) dite.
Punimet per sistemim-gjelberimin 10(dhjete) dite, punime per kendin e lojrave 5(pese) dite.
Pra plani kohor I ketyre aktiviteteve realizohet per 50(pesedhjete) deri ne 60(gjashtedhjete) dite sepse mund te kombinohen duke plotesuar njekoheisht duke punuar edhe ne ambjetet e jashtme dhe brendshme te objektit.
Mirembajtja e ketij Investimi do behet nga Bashkia Tropoje me te ardhurat e veta.