Përfundoi me sukses projekti i binjakëzimit “Rinia rritet në perspektivën e BE- së” i cili ka filluar me 01/04/2021 dhe perfundoi me 20/11/2022, projekt I financuar nga Bashkimi Europian ne kuader te programit Evropa per qytetaret. Me anë të ketij projekti u realizuan shkëmbimet e përvojave në prizmin e praktikave profesionale në nivel të standardeve evropiane duke nxitur punësimin e të rinjve në Bashkinë Tropojë, janë realizuar tryeza të rrumbullakëta, takime online, trajnime dhe conference permbyllese me të rinj pjesëmarrës, stafin e Bashkisë Tropojë, zyrën e punësimit në Tropojë, Zyrën Arsimore vendore dhe institucionet kryesore dhe përfaqësues nga Bashkia Vallefoglia. Gjatë këtyre aktiviteteve rezultati i arritur ishte shkëmbimi i eksperiencës mbi funksionalitetin e praktikave profesionale për grupet rinore, duke dhënë dhe adoptuar në lidhje me mundësitë që Bashkia e Tropojës për këtë treg duke përdorur praktikat e mira të Bashkisë Vallefoglia, por dhe të vendeve të tjera të BE-së.
Produkti final nga ky project ishte hartimi i një plani pune me ndihmen e ekspertëve të fushës me eksperienca të ngjashme u kontraktuan për të studiuar, analizuar dhe hartuar një plan veprimi efektiv që Bashkia Tropoje, Zyra e Punës por edhe Zyra Vendore Arsimore Tropojë e përdorën si udhërrëfyes për të rinjtë. Zbatimi i këtij plani pune sipas standardeve europiane në Bashkinë Tropojë ka nisur të përdoret dhe të trajtojë praktikat e formimeve të ndryshme profesionale në funksion të metodave për nxitjen e punësimit për të rinjtë. Dhe tregohet se interesi i të rinjve për të vazhduar studimet në drejtimin profesional është rritur.
Numri i pjesëmarrësve në këtë projekt nga përfaqësuesit e të dy vendeve arriti drejtpërdrejt në 395 dhe në mënyrë indirekte mbi 700 persona. Ky projekt u shtri gjerësisht në të gjitha shkollat e mesme të Bashkisë Tropoje, dhe u angazhuan kryesisht të rinj që ishin në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe duhej të vendosnin për të ardhmen e tyre. Projekti beri te mundur bashkepunimin e suksesshem me Bashkine e Vallefoglias dhe ne konferencen permbyllese u nenshkrua edhe nje marreveshje bashkepunimi midis dy Bashkive per bashkepunime te tjera ne te ardhmen ne fusha me interes te perbashket dhe po ashtu u fitua dhe nje projekt tjeter i financuar po nga Bashkimi Europian per te rinjte e Bashkise se Tropojes ne kuader te projektit EU for Municipalities.–