
Njoftim për takim publik
2025-11-19NJOFTIM PUBLIK
Mbi zhvillimin e Mbledhjes së Komisionit Vendor për Sigurinë Publike në Bashkinë Tropojë
Më datë 12 Dhjetor 2025, në ambjentet e Bashkisë Tropojë, u zhvillua mbledhja e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike, në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.678 datë 30.10. 2024 “Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit dhe funksionimit të këshillave vendorë të sigurisë publike dhe këshillit kombëtar për sigurinë në komunitet”.
Gjatë mbledhjes së KVSP-së, të Bashkisë Tropoje, u zhvilluan dhe u trajtuan çeshtje që lidhen me:
1. Problemet e sigurisë në komunitet;
2. Çeshtje të rendit dhe qetësisë publike;
3. Parandalimi i fenomeneve sociale problematike;
4. Siguria në shkolla dhe rreth tyre, ku vëmendje e veçantë iu kushtua parandalimit të konflikteve, rritjes së sigurisë në ambientet shkollore dhe përreth tyre, si dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore, Policisë së Shtetit dhe strukturave vendore për garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit;
5. Vëmendje e veçantë ju kushtua edhe çështjes së ndërtimeve pa leje, si një problem që cenon sigurinë publike dhe urbanistike, ku u theksua nevoja për reagim të shpejtë dhe të koordinuar. Bashkëpunimit ndërinstitucional, në veçanti mes Komisariatit të Policisë Tropojë dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), për identifikimin, parandalimin dhe trajtimin e rasteve të ndërtimeve pa leje.
Në përfundim të diskutimeve, u përcaktuan masa konkrete dhe detyra për institucionet përkatëse, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të sigurisë në komunitet.
Ky njoftim publikohet për qëllime informimi dhe transparence ndaj qytetarëve.



