Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” dhe Bashkia Tropojë zhvilluan së bashku në Tropojë, aktivitetin e Kampit Veror 5-ditor, kushtuar të rinjve përfaqësues të Këshillit Rinor Vendor Tropojë, në kuadër të projektit “Active Tropoja Youths for our Municipality” mbështetur nga projekti #BEpërBashkitë i financuar nga Bashkimi Europian.
Gjatë këtyre ditëve, të rinjtë zhvilluan trajnime me tematika të ndryshme lidhur me funksionimin e rolit të tyre si anëtarë të KVR.
Në vijim të tematikës së vitit 2023 si Viti i Aftësive, të rinjve iu mundësua vënia në praktikë e aftësive të gjithësecilit.
Gjatë eksperiencës së këtij kampi, të rinjtë e Tropojës patën mundësinë të shkëmbenin eksperiencat e tyre me të rinjtë nga KVR-të e Kavajës dhe Durrësit.