Informacion rreth Website
January 10, 2020
Njoftim për mbledhjen e radhës se Këshillit të Bashkisë Tropojë
January 21, 2020
Shiko te gjitha

Reagim i detyruar!

Aspak per replike pasi qe nuk meritojne komentin as repliken fletushka bastarde politike si “Syri.net” dhe furnizuesit e saj medioker ne Tropoje por per hir te transparences ndaj bashkqytetareve ju bejme me dije sa vijon:
-Qe nga data 14 gusht 2019 kur kemi marre ne dorezim Bashkine Tropoje e deri me sot jemi perballur me akuza te pabaza e pergojime te cilat nuk burojne nga realiteti por nga deshperimi qe u shua nje çerdhe 28 vjeçare nepotizmi i abuzimi me parate e taksapaguesve.
-Duke qene se objektivi yne pas zgjedhjeve te 30 Qershorit nuk ka qene polemika politike por sherbimi ndaj qytetareve, perfitues e abuzues te strehuar ne Bashkine e Tropojes kane perfituar jo vetem duke leshuar shashka mediatike por duke sabotuar me dashje punen e perditeshme te kamufluar nen statuse punonjesish civile.
-Shpifjet sistematike manipulative qe as ne media e as ne profile private nuk kane gjetur asnje pelqim jane mburoja e vetme per te mos prishur status-quo-ne nepotike.
Por sigurojme qytetaret e Bashkise Tropoje se kjo situate do te çmontohet njehere e pergjithmone dhe stafi yne do te shenderrohet ne staf teknik ne sherbim vetem te Tropojes dhe interesit te saj publik.
Ata qe kane marre per vehte diten e largimit 2 paga shtese nderkohe qe kane konsumuar abuzivisht fondin e pagave per punonjesit e Bashkise sot behen protagoniste te moralit politik.
Njerez qe fatkeqesisht drejtuan ne abuzivitet Bashkine per 4 vite sot marrin rol prokurori e gjykatesi duke pergojuar drejtues e punonjes te veçante te stafit tone, do te pergjigjen penalisht per 700.000 milione leke te tenderuar ne menyre korruptive.
Ata qe per 4 vite abuzuan me 126.7 milione leke makineri te patarguara e te paliçensuara teknikisht per pune e sot jane mbetje skrapi sot bejne moralistin…!
Ata qe ne vend te investimeve ne bujqesi e kanalizime vodhen e shkaterruan tubacionet ekzistuese mendojne se duke konsumuar akuza false do mund te ushtrojne presion per heshtje.
Por me gjithe deshiren tone te munguar te harxhojme kohe e energji me to ju bejme me dije se tashme dosjet e tyre korruptive do ti dorezohen qe sot organit te akuzes.Ky veprim i yne ligjor nuk ka objekt pergjigjen ndaj tyre por detyrimin tone per transparence kunder shperdorimit ne vijimesi qe i eshte bere besimit dhe financave te taksapaguesve.
“Tropoja dhe qytetaret e saj jane prioriteti yne dhe jo shtrati i ngrohte nepotiko-politik qe ka kthyer ne moçal ekonomine dhe investimet ne Bashkine Tropoje#
Me besimin e marre dhe mbeshtetjen e fuqishme qe po na rezervohet nga qytetaret tane masivisht ne do t’ja dalim.
Perparimi i Tropojes dhe jo deshperimi i humbesve te privilegjeve te pamerituar eshte dhe do jete objektivi yne.
Ne emer te atyre qe me kurajo na votuan e na besuan me 30 Qershor ju garantojme se ç’do abuzim i ketyre bejlereve politike do ti referorohet ne vijimesi organeve te ligjit.Tropojen e ka bekuar natyra e Zoti me bukuri e resurse te cilat do te kthehen ne te mira materiale per qytetaret e saj.
Ky eshte misioni yne!

Comments are closed.