PROGRAMI RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR (ReLOaD)

Njoftim per verifikim paraprak
March 5, 2019
Informacion mbi gabimet, dobësitë dhe rekomandimet për organizatat e shoqërisë civile (OShC) me qëllim përmirësimin e projekt propozimeve të tyre bazuar në gjetjet e Thirrjes së parëpublike për OSHC-të në Bashkinë Tropojë në kuadër të programit ReLOaD
March 19, 2019
Shiko te gjitha

PROGRAMI RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR (ReLOaD)

PROGRAMI RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR (ReLOaD)

Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën[1], Republikën e Maqedonisë së Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm është të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile. Në kuadër të këtij programi, në  Shqipëri pritet të zbatohen rreth 50 projekte të OSHC-ve në 12 bashkitë partnere[2].

Në kuadër të Thirrjes së dytë publike për OSHC-të në partneritet me projektin ReLOaD në Shqipëri, ju informojmë se Bashkia Tropojë organizon sesione mentorimi sipas axhendës:

Data Ora Tematika e sesionit të mentorimit
18.03.2019 10:00 – 13:00 Korniza logjike
14:00 – 17:00 Projekt propozimi
19.03.2019 10:00 – 13:00 Buxheti
14:00 – 17:00 Plani i aktiviteteve
20.03.2019 10:00 – 13:00 Cështje të tjera të aplikimit
14:00 – 17:00

Gjatë këtyre sesioneve, një ekspert i fushës do të japë mbështetje për organizatat në çështjet e mësipërme. Organizatat e interesuara për të marr pjesë në sesionet e mentorimit duhet të dërgojnë një email duke cituar datën dhe sesionin/et që janë të interesuar të marrin pjesë. Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën info@tropoje.gov.al


[1] Të gjitha referencat lidhur me Kosovën duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 (1999)

[2] Durrës, Dibër, Shkodër, Prrenjas, Elbasan, Korçë, Librazhd, Tiranë, Tropojë, Roskovec, Përmet and Lezhë

Comments are closed.