Shërbimet në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike

1. Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
2. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
3. Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara.
4. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të
trotuareve dhe shesheve publike vendore.
5. Ndriçimin e mjediseve publike.
6. Transportin publik vendor.
7. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit publik të varrimit.
8. Shërbimin e dekorit publik.
9. Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.
10. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.
11. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor  parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale.
12. Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe.
13. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
14. Planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Shërbimet në fushën e shërbimeve sociale

1. Krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë,
personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
2. Ndërtimin dhe administrimin e banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
3. Ndërtimin dhe administrimin e qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore.
4. Krijimin, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqenien sociale, të fondit social për financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Shërbimet në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese

1. Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të trashëgimisë kulturore me interes vendor, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
2. Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e identitetit kombëtar e lokal, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
3. Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e bibliotekave e të ambienteve për lexim, me qëllim edukimin e përgjithshëm të qytetarëve.
4. Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe administrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.

Shërbimet në fushën e mbrojtjes së mjedisit

1. Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga
ndotja.
2. Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen nga ndotja akustike.
3. Zhvillimin e aktiviteteve edukuese dhe promovuese, në nivel vendor, të cilat lidhen me
mbrojtjen e mjedisit.

Shërbimet në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit

1. Administrimin, shfrytëzimin dhe mirë-mbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
2. Administrimin dhe mbrojtjen e tokave bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve, si toka të pafrytshme etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
3. Krijimin dhe administrimin e sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural, sipas legjislacionit në fuqi.
4. Krijimin dhe administrimin e skemave vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkëfinancim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
5. Administrimin e fondit pyjor dhe kullosor publik, sipas legjislacionit në fuqi.
6. Mbrojtjen e natyrës e të biodiversitetit, sipas legjislacionit në fuqi.

Shërbimet në fushën e zhvillimit ekonomik vendor

1. Hartimin e planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.
2. Ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.
3. Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike.
4. Organizimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënia në dispozicion e aseteve publike etj.
5. Publikimin e broshurave informative, krijimin e portaleve me profil ekonomik etj.
6. Dhënien e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm,

Shërbimet në fushën e sigurisë publike

1. Mbrojtjen civile, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
2. Garantimin e shërbimit të zjarrfikësve, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave
përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
3.Garantimin e mbarëvajtjes së marrëdhënieve në komunitet, parandalimin dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet.
4. Parandalimin e kundërvajtjeve admini-strative, forcimin, inspektimin dhe monitorimin e
zbatimit të rregulloreve e të akteve të njësive të vetë-qeverisjes vendore brenda juridiksionit të tyre vendor dhe në përputhje me përcaktimet ligjore.

Shërbimet në fushën e funksioneve dhe kompetencave të deleguara

1. Funksionet dhe kompetencat e deleguara janë të detyrueshme ose jo të detyrueshme.
2. Funksione dhe kompetenca të detyrueshme janë ato të përcaktuara me ligj.
3. Institucionet qendrore, kur lejohet me ligj, autorizojnë bashkinë ose qarkun të kryejnë
funksione të caktuara, duke përcaktuar, kur është e nevojshme, procedurat e kryerjes e të kontrollit për zbatimin e tyre.
4. Institucionet qendrore mund të autorizojnë bashkinë dhe/ose qarkun të ushtrojnë një
kompetencë të vetme për një funksion të caktuar.
5. Bashkisë ose qarkut mund t’u delegohen funksione dhe kompetenca të tjera jo të detyrueshme, mbi bazën e një marrëveshjeje midis njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe institucionit qendror përgjegjës me ligj për këtë funksion ose kompetencë.
6. Në çdo rast qeverisja qendrore u garanton njësive të vetëqeverisjes vendore mbështetjen e nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara.

Shërbimet administrative në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike

1. Kërkesë për t’u pajisur me leje për të shfrytëzuar hapësirën publike
2. Kërkesë për t’u pajisur me leje për vendosje reklamash
3. Kërkesë për t’u pajisur me leje non stop karburante
4. Kërkesë për vendosje lojërash në hapesirë publike
5. Kërkesë për t’u pajisur me leje për shitës ambulant
6. Rinovim i liçencës për agjenci transporti ndërkombëtar udhëtarësh
7. Rinovim i liçences për agjenci transport udhëtaresh dhe shërbimi taksi brenda vendit
8. Rinovim i çertifikatës për transport mallrash brenda vendit per llogari te vet
9. Rinovim i liçencës për transport udhëtarësh me taksi
10. Rinovim i çertifikatës të lëshuar për operacione të transportit të udhëtarëve për llogari të vet brenda vendit
11. Rinovim i çertifikatës për kryerjen e shërbimeve vajtje-ardhje, të transportit të udhëtarëve brenda vendit
12. Rinovim i liçencës për kryerjen e shërbimeve vajtje-ardhje, të transportit të udhëtarëve brenda vendit
13. Rinovim i çertifikatës për kryerjen e shërbimeve të rregullta të specializuara, të transportit të udhëtareve brenda vendit
14. Rinovim i liçencës për kryerjen e shërbimeve te rregullta të specializuara, te transportit te udhëtareve brenda vendit
15. Rinovim i çertifikatës për transport mallrash për të tretë dhe me qera brenda vendit
16. Rinovim i çertifikatës për transport mallrash për të tretë dhe me qera brenda vendit
17. Rinovim i çertifikatës për kryerjen e shërbimeve të rregullta rrethqytetëse të transportit rrugor të udhëtarëve.
18. Rinovim i liçencës për kryerjen e shërbimeve të rregullta qytetës të transportit rrugor të udhetarëve brenda vendit
19. Rinovim i çertifikatës për kryerjen e shërbimeve të rregullta qytetës të transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit.
20. Rinovim i liçencës për kryerjen e shërbimeve të rregullta rrethqytetës të transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit .
21. Rinovim i liçencës për kryerjen e shërbimeve të rregullta rrethqytetës të transportit rrugor.
22. Kërkesë për t’u pajisur me leje për vend parkim të rezervuar
23. Autorizim qarkullimi
24. Licencë për agjenci transporti ndërkombëtar udhëtarësh
25. Licencë për agjenci transport udhëtaresh dhe shërbimi taksi brenda vendit
26. Certifikatë për transport mallrash brenda vendit për llogari të vet
27. Licencë për transport udhëtaresh me taksi
28. Certifikatë e lëshuar për operacione të transportit të udhëtarëve për llogari të vet brenda
29. Certifikatë e lëshuar për operacione të transportit të udhëtareve për llogari të vet brenda vendit
30. Certifikatë për kryerjen e shërbimeve vajtje-ardhje, të transportit të udhetareve brenda vendit
31. Licencë për kryerjen e shërbimeve vajtje-ardhje, të transportit të udhetareve brenda vendit
32. Licencë për kryerjen e shërbimeve të rregullta të specializuara, të transportit të udhëtarëve brenda vendit
33. Licencë për transport mallrash për të tretë dhe me qera brenda vendit
34. Certifikatë për transport mallrash për të tretë dhe me qera brenda vendit
35. Certifikatë për kryerjen e shërbimeve të rregullta qytetës të transportit rrugor të udhetarëve brenda vendit
36. Licencë për kryerjen e shërbimeve te rregullta qytetës të transportit rrugor të udhëtarëve
37. Certifikatë për kryerjen e shërbimeve të rregullta rrethqytetës të transportit rrugor të udhëtarëve
38. Licencë për kryerjen e shërbimeve të rregullta rrethqytetës të transportit rrugor të udhëtarëve

Shërbimet administrative në fushën e shërbimeve sociale

Sherbimet Sociale

  • Kërkesë për pranimin e personave me aftësi ndryshe në institucionet rezidenciale
    Kërkesë për dhënie mendimi për kujdestari ligjore
    Kërkesë për pranimin e fëmijëve në institucionet rezidenciale
    Vërtetim që personi trajtohet me ndihmë ekonomike
    Vërtetim që personi trajtohet me pagesë kujdestarie
    Vërtetim që personi trajtohet me pagesë per paraplegjike dhe tetraplegjike
    Vërtetim që personi trajtohet me pagesë verberie
    Vërtetim që personi trajtohet me pagesën e shteses se invaliditetit
    Vërtetim që personi trajtohet me pagesë për aftësi ndryshe
    Kërkesë për pranimin e personave të moshuar në institucionet rezidenciale .

 

Shërbimet administrative në fushën e kulturës sportit dhe shërbimeve argëtuese

1. Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të trashëgimisë kulturore me interes vendor, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
2. Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e identitetit kombëtar e lokal, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
3. Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e bibliotekave e të ambienteve për lexim, me qëllim edukimin e përgjithshëm të qytetarëve.
4. Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe administrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.

Shërbimet administrative në fushën e mbrojtjes së mjedisit

1. Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga
ndotja.
2. Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen nga ndotja akustike.
3. Zhvillimin e aktiviteteve edukuese dhe promovuese, në nivel vendor, të cilat lidhen me
mbrojtjen e mjedisit.

Shërbimet administrative në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit

  • Kërkesë për pajisje me AMTP
  • Kërkesë për dhënie në përdorim të një sipërfaqe të caktuar të fondit pyjor për ushtrim aktiviteti ekonomik
  • Vërtetim që kanë tokë për subvencione
  • Vërtetim mbi tokën në pronësi/përdorim
  • Vërtetim mbi përcaktimin e kategorisë së tokës bujqësore
  • Vërtetim për ushtrim aktiviteti bujqësor ose blegtoral
  • Vërtetim që banori  është  pajisur me tokë bujqësore sipas ligjit nr.7501
  • Kërkesë për marrje me qira të kullotave e livadheve për kullotje e kositje bari

 

Shërbimet administrative në fushën e zhvillimit ekonomik vendor

  • Kërkesë për rishikim/korrigjim/rimbursim të pagesave të taksave dhe tarifave vendore
  • Vërtetim për tender
  • Vërtetim që banori nuk ushtron aktivitet privat
  • Kërkesë për regjistrim subjekti në zyrën e taksave dhe tarifave vendore
  • Kërkesë për reduktim te taksës familjare
  • Vërtetim për shlyerje të detyrimeve (taksave e tarifave) vendore

 

Shërbimet administrative në fushën e sigurisë publike

  1. Te marre masa per ruajtjen e pasurise se bashkise apo te komunes si dhe te atyre qe administrohen nga ana e saj.
  2. Te mbikeqyre e verifikoje nese shtetasit ne administrim te pasurise se tyre, zbatojne ose plotesojne kerkesat e akteve bashkiake.
  3. Te konstatoje e te parandaloje ndotjet e mjedisit, hedhjet e mbeturinave te ndryshme, si dhe te sinjalizoje kryetarin e bashkise  per shfaqjet e paraziteve te demshem e te rrezikshem si dhe per rastet e shfaqjes se epidemive.
  4. Te ndaloje, shmange e prishe ndertimet e paligjshme, te ndaloje zeniet e paligjshme te trojeve clhe te ndertesave e objekteve publike te bashkise apo komunes si dhe te organizoje lirimin e tyre.
  5. Te kujdeset per qetesine publike, duke shmangur zeniet, menjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerezve, autoparlantet e radiove e magnetofoneve, renia pa vend e burive te automjeteve ne rruge, banesa, plazhe e mjedise te tjera publike, qe sjellin shqetesime per te tjeret.
  6. Te marre masa per ruajtjen e rendit, kur ka grumbullime njerezish, si ne tregje, panaire, ceremoni publike, artistike, fetare e sportive, ne kinema, teatro, pallate e salla sportive, objekte te kultit dhe ne mjedise te tjera publike.
  7. Te inspektoje respektimin e dispozitave ligjore qe rregullojne veprimtarine e shitblerjes ne mjedise publike.
  8. Te kujdeset per respektimin e orarit te sherbimit te njesive tregtare, bufeve, restoranteve, bilardove, lojrave te fatit e te objekteve te tjera me veprimtari publike, si dhe per zbatimin nga ana e tyre te rregulloreve apo urdherave te nxjerra nga kryetari i bashkise apo komunes.
  9. Te kontrolloje marrjen e masave te sigurise qe parandalojne fatkeqesite e ndryshme natyrore si clhe te ndihmoje ne kapercimin e tyre duke u dhene gjithashtu ndihme te demtuarve ne raste urgjence.
  10. Te marre masa te perkohshme ndaj te semureve psikike ne gjendje te rende, qe krijojne shqetesirne per rendin publik.
  11. Te kujdeset per ruajtjen e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre te paligjshme ose te paautorizuara.

 

Kontratat Publike

 

  • Objekti i kontratës publike
  • Numri i referencës së procedurës/ kontratës
  • Lloji i procedurës
  • Termat dhe kushtet e kontratës
  • Kohëzgjatja e kontratës
  • Vlera e kontratës
  • Te dhënat e autoritetit kontraktor
  • Te dhënat e kontraktorit/nënkontraktorit
  • Treguesit për matjen e përmbushjes së kontratës
  • Strukturat publike përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe monitorimin e kontratës
  • Procedurat që duhet ndjekur për të bërë një ankimim
  • Raportet e kontrollit, monitorimit dhe auditimit mbi zbatimin e kontratës

E drejta ankeses dhe verejtjes ne lidhje me sherbimet

Formulari i ankesës për shërbimet publike bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi pranë Zyrës One Stop Shop, me postë në adresën: Bashkia Tropoje, Sheshi “Azem Hajdari”, Bajram Curri , 8701 ose me postë elektronike në adresën: [email protected]  duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.